VIDEO/ Miqësorja në Pezë, Dinamo ndahet në paqe ndaj Kastriotit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2020 | 14:37

VIDEO/ Miqësorja në Pezë, Dinamo ndahet në paqe ndaj Kastriotit

Është luajtur ditën e sotme në Pezë, miqësorja mes Dinamos dhe Kastriotit, me trajnerët e dy ekipeve që kanë testuar lojtarët e tyre.101108540_297526271259662_1754222792972173312_n

Ndeshja është mbyllur në barazim 1-1, me kryeqytetasit që kaluan të parët në avantazh me anë të Kaloshi në minutën e 34’. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa e dyta nisi më Kastriotin më kërkues.

Krutanët ia dolën të gjejnë golin e barazimin në minutën e 52’, me anë të Markut, i cili shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Në këtë ndeshje të dy trajnerët testuan lojtarët e tyre, për t’i parë se deri ku janë më gjendjen e tyre, duke ditur se vetëm 1 javë më vonë rifillon kampionati në Kategorinë e Parë.

Dinamo 1-1 Kastrioti

Kaloshi 34′ / Marku 52′ (P)

Dinamo: Kuka, Boçi, Paterni, Reçi, Salazar, Fejzaj, Kamara, Kaloshi, Kolgega, Hysa, Ortolani. Trajner: F.Kamarata

Kastrioti: Selaci, Neziri, Çela, Sefgjini, Prodani, Basha, Nuriu, Okebugu, Bardhi, Ajazi, Marku. Trajner: R.Ndreu

Ndërkohë është luajtur edhe një ndeshje tjetër miqësore, siç ishte ajo mes Turbinës dhe Vorës. Ndeshja u mbyll me rezultatin 3-1 në favor të Turbinës, për të cilët realizoi dopietë Jurgen Peqini dhe shënoi gjithashtu brazilian Santiago.

Bujar Balliu- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"