Video/ Miqësorja në Orikum, Flamurtari i Troisit nuk bind

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2020 | 14:12

Video/ Miqësorja në Orikum, Flamurtari i Troisit nuk bind

Flamurtari ka luajtur sot ndaj Orikut miqësoren e fundit në prag të fillimit të kampionatit, teksa për javën e 18-të vlonjatët do të luajnë në transfertë ndaj Vllaznisë (21 janar).

Oriku-Flamurtari (1)

Takimi ndaj ekipit të Kategorisë së Parë ka përfunduar 1-1. Oriku kaloi në avantazh me Nebiun në minutën e 64-të. Më pas vlonjatët reaguan duke barazuar me një penallti të kthyer në gol nga sulmuesi Flosard Malçi, i cili në pjesën e parë të sezonit ishte pjesë e Laçit. Loja ka qenë e ekuilibruar, madje në momente të veçanta, Oriku ka qenë më kërkues.

GOLI I REALIZUAR NGA MALÇI:  

 

ENRIKO GABAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"