VIDEO / Miqësorja e radhës për Dinamon, “nëndetësja” ndalet nga Korabi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2021 | 21:52

VIDEO / Miqësorja e radhës për Dinamon, “nëndetësja” ndalet nga Korabi

Skuadra e Dinamos ka zhvilluar sot miqësoren e radhës si pjesë e përgatitjeve për sezonin e ri. Blutë kryeqytetas janë përballur në Korçë me ekipin e Korabit, në një ndeshje ku edhe Mërgjyshi ka bërë debutimin e tij në pankinën e dibranëve pas rikthimit.

dinamo korabi

Ka qenë pikërisht Korabi ai i cili ka shënuar i pari me anë të Mziut, i cili çoi topin në rrjetë pasi gjeti të pavendosur mirë prapavijën e Dinamos, ndërsa shmangu edhe portierin me lëvizjen e tij. Blutë u përpoqën të gjenin shpejt golin por nuk ia dolën në fraksionin e parë ndaj u desh që të pritnin pjesën e dytë që të tundin përsëri rrjetën.

Këtë herë ishte Skuka i cili dërgoi sferën në rrjetë pas zhvillimit të një goditje dënimi, duke barazuar shifrat. Rezultati nuk ndryshoi më deri në mbyllje të duelit, pavarësisht tentativave, sidomos të Dinamos që u përpoq deri në fund të siguronte fitore.

Dinamo-Korabi 1-1
GOLAT:
67’ Skuka / 13 Mziu

Goli i Korabit on Vidnews.

Goli i barazimit i Dinamos on Vidnews.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"