VIDEO / Milot Rashica shpëton Noruiç nga turpi, goli i parë sjell kualifikimin në Kupën FA

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 9, 2022 | 22:00

VIDEO / Milot Rashica shpëton Noruiç nga turpi, goli i parë sjell kualifikimin në Kupën FA

Milot Rashica më në fund ka shënuar golin e tij të parë në ndeshje zyrtare për skuadrën e Noruiç dhe ai mjaftoi që t’i siguronte skuadrës së tij kualifikimin e mëtejshëm në turin tjetër të Kupës FA.

rashica

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, nuk është shfaqur ende në nivelet e tij të zakonshme në futbollin anglez, ku u transferua këtë verë nga Verder Bremën. Por sot ai i dha fund edhe një serie prej 40 ditësh pa gol të shënuar të skuadrës së tij, që gjendet në vendin e fundit në renditjen e Premier Ligës e mund të eliminohej sot edhe nga skuadra e kategorisë së dytë, Çarlton.

Rashica u aktivizua si zëvendësues në fillimin e pjesës së dytë, ndërsa shfrytëzoi një kombinim me Puki për të çuar sferën në rrjetë në minutën e 79, për të evituar shtesat dhe një turpërim të mundshëm në një sfidë ku pritej vetëm fitorja për skuadrën e Premier Ligës.


PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"