VIDEO/ Milot Rashica asist në barazimin e Viteses në transfertë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2017 | 14:49

VIDEO/ Milot Rashica asist në barazimin e Viteses në transfertë

Java e 8-të e kampionatit holandez, e pa Vitesen e Milot Rashicës të luajë në transfertë, ndaj Herakles. Pjesa e parë u mbyll e pastër pa gola, ndërsa në minutën e 73-të, në pjesën e dytë, ishin vendasit ata që kaluan në avantazh me Peterson.

Rashica

Në fund të ndeshjes, ishte Rashica ai që me një harkim të gjatë nga jashtë zonës, dha një asist të bukur për Linsen, i cili nuk fali nga brenda zonës. Përfundimisht, 1-1, me Vitesen që qëndron në vendin e 4-t në renditje, me 15 pikë. Ndëras Rashica vazhdon paraqitjet e mira në Eredivise.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"