VIDEO / Milanit i mjafton numri 9 për të marrë i vetëm kreun e renditjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 26, 2021 | 22:47

VIDEO / Milanit i mjafton numri 9 për të marrë i vetëm kreun e renditjes

Milani ka siguruar sot një fitore minimale pa shumë shkëlqim përballë Torinos, por aq sa i duhej për siguruar i vetëm kreun e renditjes së Serisë A.

Serie A - AC Milan v Cagliari

Torino e nisi ndeshjen mirë, edhe pse në transfertë, me një qarkullim të gjatë të topit. Por me rastin e parë Milani gjen golin, kur Zhiru pas një goditje këndi devijoi sferën në rrjetë nga pak hapa larg. Torino u mundua që të bënte diçka dhe kishte mundësinë të shënonte me Belotn e kthyer mes titullarëve, por ai shpërdori nga një pozicion i mirë.

Milani nuk mendoi të mbyllte ndeshjen, por më shumë të administronte shifrat dhe pa vuajtur shumë, arriti të shtynte ndeshjen deri në mbylljen e saj, edhe pse kishte drithërima në fund për një traversë në gjuajtjen e devijuar të Praet.

Në fund, 1-0 mjafton që të sigurojë kreun e renditjes i vetëm me 3 pikë diferencë nga Napoli, duke tentuar një arrati të vogël që në këtë pikë të kampionatit.

MILAN-TORINO 1-0
14′ Zhiru

seria a
FORMACIONET ZYRTAREmilan torino

 

Milan-Torino do të luhet në orën 20:45, në ‘San Siro’.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"