VIDEO/ Milani zhytet akoma më thellë në krizë, Sasuolo e turpëron në “San Siro” me 5 gola

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2023 | 21:33

VIDEO/ Milani zhytet akoma më thellë në krizë, Sasuolo e turpëron në “San Siro” me 5 gola

Milani vazhdon të zhytet në krizë rezultatesh, duke shkuar në 6 ndeshje pa fitore, duke u mposhtur së fundmi nga Sasuolo në shtëpi me rezultatin 2-5.

milan sasuolo

Miqtë gjetën shumë shpejtë avantazhin me anë të Defrel në minutën e 19’, teksa pas dy minutash shënoi dhe Fratezi. Në minutën e 24’ Zhiru rihapi sfidën, por pas 6 minutash Berardi shënoi dhe të tretin për miqtë.

Edhe pjesa e dytë nisi me vuajtje për kuqezinjtë e Piolit, të cilët e pësuan që në minutën e 47’ nga Laurente, i cili shndërroi në gol një penallti. Në minutën e 79’ ishte Henrike i cili gjeti rrjetën, ndërsa Origi dy minuta më vonë Origi shënoi një supergol sa për statistikë.

Kështu Milani zbret në vendin e katërt, teksa rrezikon seriozisht zonën “Champions”, ndërsa Sasuolo largohet disi nga lufta për mbijetesë.

REZULTATI:

MILAN 2-5 SASUOLO

24′ Zhiru, 81′ Origi/ 18′ Defrel, 22′ Fratezi, 30′ Berardi, 46′ (P) Lauriente, 79′ Henrike

GOLI I ORIGI

GOLI I HENRIKE

GOLI I LAURIENTE

GOLI I BERARD

GOLI I ZHIRU

GOLI I FRATEZIT

GOLI I DEFREL

8′ Zhiru zhbllokon sfidën, por VAR i prish festën për pozicion jashtë loje.

FORMACIONET ZYRTARE:

 445465465

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"