VIDEO/ Milani triumfon edhe me një “mal” me mungesa, Ibra “merr për dore” kryesuesit e Serisë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2021 | 0:00

VIDEO/ Milani triumfon edhe me një “mal” me mungesa, Ibra “merr për dore” kryesuesit e Serisë A

Milani kalon edhe pengesën Kaljari! Kuqezinjtë e Stefano Piolit, triumfuan në transfertë me rezultatin 0-2, falë dopietës së Zllatan Ibrahimoviç. Rikthim i frikshëm i sulmuesit suedez, i cili e nisi ndeshjen si titullar, duke shënuar 2 herë dhe duke i dhuruar 3 pikë të arta skuadrës së tij, që kryeson kampionatin e vetme me 43 pikë në 18 ndeshje.

Zlatan

Edhe pse pa shumë titullarë si Teo Hernandez, Çalhanoglu, Rebiç si dhe Benaser, 7 herë fituesit e Championsit arritën të bindnin. I vetmi “pishman” në këtë sfidë ishte dalja me karton të kuq e Selemekers. I rikthyer nga dëmtimi, belgu u aktivizua në minutën e 66-të të sfidës, duke zënë vendin e Hauge. Futbollisti i Milanit qëndroi vetëm 8 minuta në fushë, teksa u ndëshkua 2 herë me kartonë të verdhë në minutat 68 dhe 74, duke lënë skuadrën e Piolit me 10 lojtarë për afro 20 minuta.

Saelemeakers

Pavarësisht inferioritetit numerik, kryesuesit e Serisë A, arritën ta menaxhonin mjaft mirë rezultatin, duke mos e vënë për asnjë moment në dyshim suksesin.

Ibra goli i dyte

Sfidën e radhës Milani do e luajë më datën 23 janar ndaj Atalantës në shtëpi. Ndërkohë për Kaljarin kjo ishte humbja e 5-të radhazi në kampionat.

FT: KALJARI – MILAN 0-2

Ibrahimoviç 7′ (p), 52′

KARTONI I DYTË I VERDHË I SELEMEKERS: 

FORMACIONET ZYRTARE:

KALJARI (4-3-2-1): Kranjo; Zapa (Pavoleti 80′), Çepiteli, Godin, Lykoxhanis; Marin, Naingolan, Dunkan (Oliva 69′),  Pereiro (Sotil 56′), Zhoao Pedro; Simeone (Cerri 80′).

MILAN (4-2-3-1): Donaruma; Kalabria, Kjaer (Kalulu 46′),  Romanjoli, Dalot; Kesi, Tonali (Meite 72′), Kastijeho, Brahim Diaz (Konte 84′), Hauge (Selemekers 66′),  Ibrahimoviç.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"