VIDEO/ Milani nuk gabon përballë kroatëve, merr kreun e grupit. Shakhtar konfirmohet pretendent

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2022 | 20:36

VIDEO/ Milani nuk gabon përballë kroatëve, merr kreun e grupit. Shakhtar konfirmohet pretendent

Një fitore me shifrat 3-1 ndaj Dinamo Zagreb i ka mjaftuar Milanit që të gjejë suksesin e parë në këtë edicion të Ligës së Kampioneve dhe të marrë kreun e grupit.

CHAMPIONS

 

Kroatët kishin bërë çudinë në ndeshjen e parë përballë Çelsit duke mposhtur londinezët, por nuk ia dolën të merrnin pikë përballë kuqezinjve. Këta të fundit zhvilluan një ndeshje në sulm sidomos në pjesën e parë, ndonëse në fund iu desh një penalti që të gjenin avantazhin me Zhiru. Salemakers shënoi golin e dytë por Orsiç u përgjigj shpejt për kroatët duke mbajtur sfidën të hapur derisa erdhi goli i Pobega i cili vulosi fitoren e italianëve.

Ndërkohë, në Grupin F, Shakhtar Donjetck konfirmohet si pretendent për vazhdimin në turne pasi barazoi 1-1 me Sëlltik dhe u ngjit në kuotën e 4 pikëve pas dy sfidave të para.

MILAN-DINAMO ZAGREB 3-1
45′ (p) Zhiru, 47′ Salemakers, 77′ Pobega / 56′ Orsiç

NGJARJET KRYESORE

77′ GOOOL MILANI! Aksion i shpejtë me shumë pasime i Milanit që finalizohet nga Pobega me nj gjuajtje të fortë.

56’ GOOOL DINAMO ZAGREB! Aksion i rrufeshëm i skuadrës kroate që finalizohet nga Orsiç, i cili me një gjuajtje të shpejtë mposht Menja.

47’ GOOOL MILANI! Rafael Leao shpërthen në krahun e majtë dhe nis një top perfekt në qendër ku Salemakers me kokë nuk gabon duke çuar sferën në rrjetë.

45’ GOOOL MILANI! Shënon Zhiru nga pika e bardhë e penalltisë.

43’ Penallti për Milanin, gjyqtari bën shenjë nga pika e bardhë pasi Sutalo rrëzon në tokë Leaon.

39’ Predhë e Selemakers nga jashtë zonës, topi përfundon në duart e portierit kroat.

35’ Orsiç arrin në hyrje të zonës, gjuajtja e tij përfundon jashtë ngjitur me shtyllën në të majtë të Menja.

33’ Leao nga e majta gjuan fluturimthi pas një sugjerimi interesant, shënjestra është tërësisht e gabuar.

32’ Tentativë edhe nga Brahim Diaz i cili gjuan nga distanca, por nuk gjen katërkëndorin e kroatëve.

31’ Tjetër harkim nga krahët i Milanit që kërkon të gjejë rrjetën me anë të Zhiru, por gjuajtja me kokë e sulmuesit përfundon në duart e portierit.

27′ Moharrami hyn në zonën e Milanit nga e majta dhe lëshin një gjuiajtje të fortë, Menja grushton në shtyllën e parë.

9’ Aksion individual i Zhiru i cili gjen hapësirën dhe harkon topin me të majtën, por sfera kalon pak mbi kryqëzimin e shtyllave.

5’ Harkim interesant nga e djathta për Tonali i cili gjuan me kokë por nuk gjen katërkëndorin.

1′ Menjëherë rrezikshëm kuqezinjtë me Zhiru i cili nuk i jep dot forcë topit me një gjuajtje fluturimthi dhe mbrojtja kroate largon rrezikun.

1′ Nis dueli në “San Siro”

SHAKHTAR DONJETCK-SËLLTIK 1-1
19′ Mudrik / 11′ Hatate

FORMACIONET ZYRTARE:

Milan-Dinamo Zagreb

WhatsApp Image 2022-09-14 at 5.41.57 PM

Shaktar Donetsk-Selltik

WhatsApp Image 2022-09-14 at 5.41.58 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"