VIDEO/ Milani e pret në fushë, Ibra kthehet si… aktor. Sulmuesi “kopjon” Zidan në filmin e Asteriks dhe Obeliks

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2022 | 18:23

VIDEO/ Milani e pret në fushë, Ibra kthehet si… aktor. Sulmuesi “kopjon” Zidan në filmin e Asteriks dhe Obeliks

Zlatan Ibrahimoviç i hyn botës së aktrimit. Sulmuesi i Milanit ka zbuluar se tashmë është pjesë e një filmi i cili do të dalë së shpejti në sallat e kinemave, duke iu bashkuar si protagonist aventurave të Asteriks dhe Obeliks.

ibrahimovic

Ka qenë vetë sulmuesi ai i cili nëpërmjet rrjeteve sociale ka publikuar pamjet e para nga ky film, me mbishkrimin “Së shpejti, rroftë Franca”. Aty Ibra shfaqet si një udhëheqës romak, që me sa duket do të jetë kundërshtar i dy personazheve kryesore në filmin “Asteriks dhe Obeliks, mbretëria e mesme”.

Kjo nuk është hera e parë që personazhe të njohur të sportit marrin pjesë në filmat mbi aventurat e dy personazheve të njohur të librave komikë. Në vitin 2008, pjesë e filmit “Asteriks dhe Obeliks, Lojrat Olimpike” ishin edhe Zinedin Zidan, Mikael Shumaher dhe Toni Parker.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"