VIDEO/ Milani e mbyll me “manita”, Spali fitore e artë për mbijetesën. Hysaj mund Ajetin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2018 | 20:02

VIDEO/ Milani e mbyll me “manita”, Spali fitore e artë për mbijetesën. Hysaj mund Ajetin

U luajtën disa nga takimet e fundit të Serisë A në Itali, dhe u përcaktuan vendet për Europa League dhe ato të mbijetesës. Milani fitoi bindshëm në shtëpi ndaj Fiorentinës, me një “manita” 5-1. Miqtë vjollcë shënuan të parët me Simeonen, por më pas përmbysën Çalhanoglu, Kaliniç, Bonaventura dhe dopieta e Kutrones.

milan

Napoli fitoi edhe ndeshjen e fundit ndaj Krotones me shifrat 2-1, dhe gola të Milik dhe Kajehon. Spali mori një 3 pikësh të artë për mbijetesën, teksa mundi 3-1 Sampdorian, dhe tashmë do të jetë edhe sezonin e ardhshëm në elitën e futbollit italian. Udineze fitoi 1-0 ndaj Bolonjës, ndërsa po me këtë rezultat fitoi edhe Kievo ndaj Beneventos. Më poshtë, rezultatet e të gjitha sfidave të luajtura në orën 18:00.

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"