VIDEO/ Milani del i “skuqur” nga Bolonja, ekipi i Inzagit e ndal në barazim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 18, 2018 | 22:30

VIDEO/ Milani del i “skuqur” nga Bolonja, ekipi i Inzagit e ndal në barazim

Milani nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në transfertën ndaj Bolonjës. Ekipi i Gatuzos, pasi u skualifikua nga Europa League, vazhdon të zhgënjejë.

450497_TS_18-12-18_9340686464_

Të dyja ekipet patën rastet e veta për të shënuar, por portierët respektivë bënë detyrën për të shpëtuar rrjetën të mos preket. Rodrigo Palacio rrezikoi për vendasit në pjesën e parë, ndërsa në të dytën Çalhanoglu shkoi më afër golit për kuqezinjtë.

Milani e mbylli me 10 vetë ndeshjes, pas kartonit të kuq të marrë nga Bakajoko në minutën e 76-të. Gjithsesi, edhe për disa minuta në superioritet numerik, ekipi i Super Pipo Inzagit, nuk përfitoi dhe në fund të dyja skuadrat ndanë nga një pikë.

Me këtë pikë, ekipi i Gatuzos mbetet në vendin e katërt me 27 pikë, dy më shumë se Lacio e vendit të pestë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"