VIDEO/ Milani bën detyrën në Ligën e Europës, talenti Kolombo zëvendëson Ibrën me… gol

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2020 | 22:34

VIDEO/ Milani bën detyrën në Ligën e Europës, talenti Kolombo zëvendëson Ibrën me… gol

Milani ka bërë detyrën në shtëpi, duke triumfuar në raundin e tretë të Ligës së Europës, ndaj skuadrës norvegjeze të Bodo Glimt me rezultatin 3-2.

mILAN

Turku Hakan Çalhanoglu ishte padyshim njeriu i ndeshjes i cili realizoi 2 gola si dhe asistoi te goli tjetër i shënuar nga sulmuesi 18-vjeçar Kolombo, i cili zëvendësoi më së miri Ibrahimoviç që mungoi për shkak të COVID, duke shënuar dhe golin e parë në karrierë në një ndeshje zyrtare me ekipin e Milanit.

Vlen të theksohet fakti se norvegjezët kaluan të parët në avantazh me Junker në minutën e 15-të, ndërkohë që ishte radha e kuqezinjve për të shënuar 3 herë, ndërkohë që golin e fundit e realizuan sërish futbollistët e Bodo Glimt me Hauxh në të 55-tën.

FT: MILAN – BODO GLIMT 3-2

Çalhanoglu 16’, 50’, Kolombo 32’ / Junker 15, Hauxh 55’

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"