VIDEO/ Milani bën detyrën, likuidon Venecian në shtëpi dhe i bashkohet Interit në krye të Serisë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2021 | 22:43

VIDEO/ Milani bën detyrën, likuidon Venecian në shtëpi dhe i bashkohet Interit në krye të Serisë A

Milani vazhdon ecurinë e rezultateve pozitive në Serinë A. Kuqezinjtë mposhtën pastër 2-0 Venecian në San Siro duke mos e provuar ende shijen e humbjes në kampionat.

milan

Pjesa e parë u mbyll u mbyll në barazim pa gola, ndërsa Milani u pa dominante që në start të pjesës së dytë. Brahim Diaz kaloi kuqezinjtë në avantazh pas një superaksioni nga krahu i majtë i Teo Hernandez.

Ky i fundit u bë sërish protagonist në minutën e 82-të duke vulosur shifrat në 2-0 . Një fitore e pastër për Milanin që e shikon vetën në vendin e parë të Serisë A së bashku me Interin në kuotën e 13 pikëve.

FT| MILAN-VENECIA 2-0

Brahim Diaz 68′, Teo 83′

FT| KALJARI-EMPOLI 0-2

Di Françesko 29′, Stulac 69′

FORMACIONET ZYRTARE

formacionet

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"