VIDEO/ Milan i frikshëm, Ibra “kafshon” Sasuolon
Milani ka vijuar ecurinë pozitive në kampionat, duke mposhtur Sasuolon me rezultatin 1-2 falë dopietës së Ibrahimoviç. Kuqezinjtë e Piolit kanë konfirmuar kështu, ecurinë fantastike post Koronavirusit, duke regjistruar 6 fitore dhe 2 barazime.
Për sa i përket sfidës së sotme, kuqezinjtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 19-të kur suedezi goditi saktë me kokë brenda zonës.
Vendasit barazuan shifrat në minutën e 42-të me Kaputon nga pika e bardhë e penalltisë. Festa e Sasuolos zgjati vetëm 5 minuta pasi Milani realizoi sërish me Ibrën. Vlen të theksohet se skuadra e De Zerbit e mbylli fragmentin e parë me 10 lojtarë, ndërkohë që në të dytën, kuqezinjtë administruan mjaft mirë rezultati.
FT: SASUOLO-MILAN 1-2
Kaputo 42′ (p) / Ibrahimoviç 19′, 45+2′
KARTONI I KUQ I SASUOLOS:
GOLI I DYTË I IBRËS:
GOLI I KAPUTOS:
GOLI I PARË I IBRËS:
FORMACIONET ZYRTARE:
SASUOLO (4-2-3-1): Konsili; Muldur, Marlon, Peluzo, Roxherio; Lokateli, Burabia; Berardi, Raspadori, Haraslin; Kaputo. Trajner: De Zerbi.
MILAN (4-2-3-1): Donaruma; Konti, Kjaer, Romanjoli, Teo Hernandez; Kesi, Benaser; Salemakers, Çalhanoglu, Rebiç; Ibrahimoviç. Trajner: S.Pioli
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"