VIDEO/ Miku-rival tërhiqet nga loja mes lotëve, tenisti e përqafon: Një ditë do jemi në finale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2018 | 19:29

VIDEO/ Miku-rival tërhiqet nga loja mes lotëve, tenisti e përqafon: Një ditë do jemi në finale

Kur Felix Auger Aliassime, 18 vjeç, i është dashur të tërhiqet nga loja për shkak të një problemi fizik, kundërshtari i tij Denis Shapovalov, 19 vjeç, i është afruar dhe e ka përqafuar.

695989_640x360_large_20180828115535

Të dy-shumë premtues në fushën e tenisit botëror-përveçse kanadezë janë dhe miq prej kohësh.
Në 2015 ata kishin triumfuar në US Open Junior.

Tani Aliassime ka ngritur flamurin e bardhë në një kohë kur pikët për sete ishin 7-5 5-7 4-1.

Në këtë moment për ta ngushëlluar ka menduar pikërisht miku i tij, që ka shkuar e ka përqafuar dhe në mes të lotëve i ka thënë: ’Qetësohu, do të shihemi shpejt, ndoshta në një finale tjetër”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"