VIDEO/ Migjen Basha bën “bomberin” te Bari, shënon dy gola fantastik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2017 | 23:04

VIDEO/ Migjen Basha bën “bomberin” te Bari, shënon dy gola fantastik

Pas Hamdi Salihi i cili shënoi “poker” golash në kampionatin austriak, një tjetër futbollist i Kombëtares shqiptare ka shkëlqyer në mbrëmjen e sotme duke realizuar dopietë në Serinë B. Bëhet fjalë për mesfushorin Migjen Basha.

Basha

30-vjeçari shënoi si fillim golin e barazimit për Barin në minutën e 20-të, pas një goditje të kalibruar me kokë, duke e dërguar topin në trekëndësh. Çitadela kaloi e para në avantazh në minutën e 2-të me Salvin.

Në minutën e 77-të mesfushori nga Suhareka realizoi edhe golin e dytë personal me një goditje nga jashte zonës me të majtën duke mposhtur për të katërtën herë në sfidën e sotme portierin Alfonso.

Basha3

Bari e fitoi takimin me rezultatin 4-2. Me fitoren e sotme skuadra e shqiptarit u ngjit në vendin e 3-të, një më pak se Empoli i Veselit, i cili kryeson renditjen.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"