Video/ Mici flet si tetovar: Duam titullin dhe sukses në arenën ndërkombëtare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2018 | 14:05

Video/ Mici flet si tetovar: Duam titullin dhe sukses në arenën ndërkombëtare

Gledi Mici ka nënshkruar një kontratë 2 vjeçare me kampionët e Maqedonisë. Në intervistën e tij të parë për Shkëndijën ai është shprehur shumë i entuziazmuar për arritjen e tij atje. Mici është përforcimi i katërt i klubit. 27 vjeçari mezi pret të fillojë aventurën e tij në Europë me tetovarët, ku shorti i ka vendosur përballë Sherif Tiraspolit.

3

“Së pari dua të them se jam shumë i lumtur që firmos me Shkëndijën e Tetovës pasi dihet se është një klub i madh, mjaft korrekt dhe që ka bërë histori edhe në arenën ndërkombëtare evropiane”, shprehet Mici pas zyrtarizimit të marrëveshjes me Shkëndijën.

“Impresionet e mia janë shumë pozitive, çdo gjë këtu më duket profesionale. I vetmi problem i imi është që të angazhohem sa më shpejtë me grupin dhe të filloj stërvitjet”, shtoi ai.

mici

“Ftoj të gjithë tifozët dhe ‘Ballistët’ që të na përkrahin që të arrijmë objektiva madhorë qoftë në kampionatin maqedonas ku tashmë Shkëndija është ekipi kampion dhe dihet se çfarë duhet të arrijë, por qoftë edhe në arenën ndërkombëtare në Europë të bëjmë historinë dhe minimumi të kapim grupet e Europa Ligës, përfundoi mbrojtësi i majtë, Gledi Mici.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"