VIDEO/ Mezi largohet nga “San Siro”, futbollisti i Milanit i dëshpëruar pas lamtumirës me “Djallin”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 2, 2020 | 22:59

VIDEO/ Mezi largohet nga “San Siro”, futbollisti i Milanit i dëshpëruar pas lamtumirës me “Djallin”

Mesfushori italian Xhakomo Bonaventura zhvilloi mbrëmë ndaj Kaljarit ndeshjen e fundit me fanelën e Milanit.
bonaventura
30-vjeçari do të largohet pas 6 vitesh nga “San Siro”, ku fitoi zemrat e tifozëve kuqezi. Klubi e ka falenderuar për kontributin e dhënë Bonaventurën, ndërsa lojtari duhet se nuk e ka patur të lehtë të largohet nga “teatri” i futbollit italian.

Në një video, e cila është përhapur në mënyrë virale në rrjetet sociale, tregon se Bonaventura ka qëndruar në fushë edhe pas përfundimit të takimit. Ai ka qëndruar për disa momente i gjunjëzuar në shenjë pikëllimi dhe largohet me vështirësi nga stadiumi.

 

 

 

View this post on Instagram

 

Thank you Jack ❤️? @jackbonaventura ❤️? #MilanCagliari #SempreMilan A post shared by AC Milan (@acmilan) on

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"