VIDEO/ Mezani e nis me fitore, Laçi triumfon në transfertë mes tensionit ndaj Bylisit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2022 | 23:20

VIDEO/ Mezani e nis me fitore, Laçi triumfon në transfertë mes tensionit ndaj Bylisit

Gentian Mezani e ka nisur me fitore te Laçi, duke mposhtur me shifrat 1-0 në transfertë Bylisin në një sfidë që padyshim do të shoqërohet me polemika në javën e 13-të në Kategorinë Superiore.

bandicam 2022-12-11 13-08-47-023

Ballshiotët kërkuan me ngulm golin, por u goditën në momentin më të mirë të tyre në pjesën e parë nga Adeleke, ndërsa më pas skuadra kurbinase u mbrojt dhe kundërsulmoi duke i afruar golit të dytë. Ekipi vendas provoi të mposhte Dajsinanin  por pa sukses, ndërsa kishte vazhdimisht protesta për gjykimin e Xhajës për disa vendime që janë cilësuar si të dyshimta të kryesorit dhe asistentëve të tij.

BYLIS-LAÇI 0-1
40′ Adeleke

KOMENTI LIVE

90’+10’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Laçit.

90’+5’ Tensionohet dueli pas vendimit për të lënë Dukën të hyjë në fushë për të ndalur një aksion sulmues të Bylisit. Mes protestave, asistenti i Bylisit ndëshkohet me karton të kuq ndërsa Trumçi me karton të verdhë.

90’+2’ Damçevski ndëshkohet me karton të verdhë pasi i shqyen fanellën Dukës.

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

90’ Duka dhe Barjamaj marrin vendin e Borisjuk dhe Adeleke.

87’ Karton i verdhë edhe për Muçollarin i cili ndal një kundërsulm të Laçit.

86’ Harkim i Qardakut në zonë, Dajsinani del dhe shmang gjuajtjen e Atshimene me kokë,.

84’ Shkurtaj ndëshkohet me karton të verdhë.

82’ Largohet Spahiu nga fusha e lojës, hyn Geci në radhët e Laçit.

82’ Qardaku nga e majta harkon në zonë, topi devijohet dhe godet Turkajn në dorë, por gjyqtari Xhaja bën shenjë që loja të vazhdojë.

80’ Predhë e Damçevskit nga jashtë zonës, gjuajtja e tij përfundon jashtë katërkëndorit.

78’ Qoshku dhe Felipe largohen për t’i bërë vend Muçollarit dhe Sousa në fushë.

77’ Loran i afrohet zonës në të majtën dhe gjuan nga rreth 20 metra, Dajsinani pret pa probleme.

72’ Harkimi i radhës i Qardakut në qendër grushtohet nga Dajsinani i cili shmang probleme para katërkëndorit të tij.

71’ Harkim interesant i Qardakut nga e majta, Janku në shtyllën e dytë nuk ia del të devijojë.

69’ Ndëshkohet me të verdhë edhe ZIko në radhët e kurbinasve.

67′ Abazaj ndëshkohet menjëherë me karton të verdhë për faull ndaj Zikos.

66’ Atshimene dhe Abazaj hyjnë në fushë në radhët e Bylisit, ndërsa nga fusha e lojës largohen Ruçi dhe Lajthia. Kurse te Laçi është Peterman i cili hyn në fushë në vend të Babatunde.

61’ Kaçorri ndëshkohet me të verdhë për protesta ndaj gjyqtarit Xhaja i cili akordoi një faull kundër tij.

54’ Situata zhvendoset në portën tjetër ku Loran nga e majta gjuan me forcë por gjen përgjigjen e Dajsinanit.

53’ Kundërsulm i ballshiotëve me Shkurtajn i cili kalon portierin Teqja, Janku shpëton portën me ndërhyrjen e tij e më pas goditja e Babatunde me kokë devijohet jashtë.

50’ Mundësi e artë e ballshiotëve për të barazuar shifrat. Lajthia pason për Qardakun por gjuajtja e këtij të fundit është e ngadaltë dhe Dajsinani kontrollon.

46’ Rifillon dueli pa ndryshime në radhët e dy ekipeve.

45’+3’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Laçit.

45′ Jepen 2 minuta shtesë.

44’ Damçevski harkon nga e majta në zonë për Jankun i cili gjuan me kokë, por Dajsinani kontrollon pa probleme.

40’ GOOOL LAÇI! Shënojnë kurbinasit pas një aksioni që finalizohet nga Adeleke i cili godet saktësisht në zonë dhe mposht portierin Teqja.

38’ Rast i mirë i kurbinasve që tentojnë portën me Babatunde, Teqja përgjigjet mirë ndaj tij dhe më pas ndaj Adeleke, por ky i fundit sinjalizohet në pozicion jashtë loje.

37’ Tensionohet ndeshja me një karton të verdhë të Lajthisë për reagim ndaj Roganoviç.

34’ Goditje këndi që ekzekutohet me skemë nga ballshiotët. Trumçi harkon për Damçevskin në zonë, por goditja e tij me kokë kalon topin mbi traversë.

30’ Qardaku ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli në mesfushë duke shkaktuar tension në fushë dhe tribuna me protesta ndaj gjyqtarit Xhaja për vendimin e tij.

28’ Predhë e Adeleke nga jashtë zonës, Teqja fluturon dhe grushton topin në këndore duke shmangur golin.

25’ Presing i lartë i skuadrës ballshiote e cila nuk i lë mundësi kurbinasve që të krijojnë aksione sulmuese.

18’ Lajthia ia del që të gjejë hapësirë në hyrje të zonës, por gjuajtja e tij ndalet nga Dajsinani.

17’ Mundësi e artë e Bylisit për të shënuar pas një topi që mbetet në zonë e vogël të kurbinasve. Por askush nuk ia del të shtyjë topin në rrjetë e më pas gjyqtari Xhaja jep faull për një prekje topi me dorë.

15’ Qardaku fton Souzën në krahun e djathtë, gjuajtja-krosim e tij kalon mbi traversë.

13’ Borisjuk ndërhyn ashpër ndaj Qoshkut dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

7’ Qardaku depërton deri në zonë por ndërhyrja e Roganoviç ndihmon Dajsinanin të kontrollojë topin.

5’ Adeleke nga krahu i djathtë nis topin në zonën e Bylisit duke kërkuar Shkurtajn, mbrojtja largon rrezikun.

3’ Top i gjatë i Trumçit drejt Kaçorrit, prapavija dhe portieri i Laçit kontrollojnë me qetësi.

1’ Nis dueli në stadiumin e Ballshit.

FORMACIONET ZYRTARE –

BYLIS – Teqja; Trumçi, Janku, Damçevski, Loran; Ruçi, Qoshku, Souza, Qardaku, Lajthia; Kaçorri. Trajner: Arian Bellai.

LAÇI – Dajsinani; Ziko, Turkaj, Velkovski, Roganoviç; Ujka, Borisjuk, Spahiu; Babatunde, Adeleke, Shkurtaj. Trajner: Gentjan Mezani.

ARBITRAT E NDESHJES –

Arbitër kryesor – Juxhin Xhaja (Tiranë)

Asistent i parë – Ani Koçiaj (Tiranë)

Asistent i dytë – Devis Korreshi (Lushnje)

Arbitër i katërt – Daniel Vrapi (Tiranë)

VAR – Andi Koçi (Durrës)

AVAR – Orlando Kuka (Tiranë)

WhatsApp Image 2022-12-11 at 12.57.05 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"