VIDEO/ Mesi “vulos” fitoren ndaj Lionit, PSG-ja nis shkëputjen në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2022 | 22:40

VIDEO/ Mesi “vulos” fitoren ndaj Lionit, PSG-ja nis shkëputjen në kampionat

Mjaftoi goli i Lionel Mesit në minutën e 5-të, që PSG-ja të triumfonte 0-1 ndaj Lionit në sfidën e vlefshme për javën e 8-të të Ligës 1.

nejmar mesi

“Pleshti” argjentinas u tregua i saktë, teksa pas një kombinimi mjaft të bukur me Nejmar, mposhti portierin Lopes, duke i siguruar 3 pikët e arta, klubit prestigjioz francez, që duket se ka nisur shkëputjen në kampionat.

dfgfdgfdgfdgfdg

Me triumfin e mbrëmjes së sotme, dhe me ndalesën e Marsejës në shtëpi ndaj Ren, PSG-ja është shkëputur 2 pikë nga vendi i dytë. Skuadra e Galtier ka regjistruar 7 fitore dhe 1 barazim në 8 javët e para dhe udhëheq me 22 pikë.

RAUNDI 8

Duelin e radhës do Mesi, Nejmar, Mbape & CO do e luajnë në shtëpi ndaj Nisë, ku do të kërkojnë triumfin e radhës.

PANORAMSPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"