VIDEO/ Mesi tremb Barcelonën, largohet nga fusha i dëmtuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2018 | 22:56

VIDEO/ Mesi tremb Barcelonën, largohet nga fusha i dëmtuar

Skuadra e Barcelonës është duke fituar 2 me 0 me ekipin e Sevijas. Ekipi i drejtuar nga Ernesto Valverde shënoi 2 gola të shpejt në 12 minutat e para të lojës, por duket se kjo sfidë edhe me një fitore në fund nuk do të ketë një shije të mirë.

bandicam 2018-10-20 21-25-27-769

Kjo pasi për vetë faktin se autori i golit të dytë dhe njëkohësisht “ylli” i skuadrës, Lionel Mesi ka dalë nga fusha i dëmtuar.  Në një dyluftim me një lojtar të Sevijas, Mesi ka rënë keq dhe ka dëmtuar dorën e tij. Në videon e mëposhtme duket një dëmtim jo i lehtë, pasi Mesi shikohet duke ndjerë dhimbje në krahun e tij. Nga ky dëmtim Mesi mund të humbasë ndeshjen kundër Interin në Champions dhe “El Classico” në kampionat.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"