VIDEO/ Mesi shkëlqen sërish me PSG-në, kampionët e Francës fitojnë me përmbysje dhe marshojnë drejt titullit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2023 | 19:03

VIDEO/ Mesi shkëlqen sërish me PSG-në, kampionët e Francës fitojnë me përmbysje dhe marshojnë drejt titullit

PSG-ja nuk zhgënjen përballë Tuluzës në javën e 22-të të Ligue 1 në Francë, duke e mposhtur me përmbysje me rezultatin 2-1.

psg

Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë me anë të një goli nga Van Den Bumen në minutën e 20’, por në minutën e 38’, ishte Hakimi ai që riktheu baraspeshën.

Në pjesën e dytë, Hakimi u bë sërish protagonist, kësaj radhe duke asistuar Mesin, me këtë të fundit që shënoi një supergol për të përmbysur rezultatin.

Kështu kampionët në fuqi të Francës marshojnë të qetë drejt mbrojtjes së titullit, duke u renditur në vendin e parë me 54 pikë.

REZULTATI:

PSG 2-1 TULUZ

Hakimi 38’, Mesi 58’ / Van Den Bumen 20’

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"