VIDEO/ Mesi rikthehet me gol pas triumfit në Botëror, PSG feston me “Pleshtin” në fushë. Ja të gjitha rezultatet e kampionatit francez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2023 | 23:54

VIDEO/ Mesi rikthehet me gol pas triumfit në Botëror, PSG feston me “Pleshtin” në fushë. Ja të gjitha rezultatet e kampionatit francez

PSG rikthehet te suksesi në Ligën 1 franceze dhe këtë e bën në shtëpi ndaj Angers. Të besuarit e trajnerit Galtier triumfuan me rezultatin 2-0. Golin e parë të ndeshjes e realizoi Ekitike, i cili zhbllokoi shifrat në minutën e pestë pas asistit të Mukieles.

MESI PSG

Me avantazhin minimal të parizienëve përfundoi pjesa e parë, ndërsa në të dytën, vendasit realizuan edhe të dytin me Lionel Mesin. Kjo ishte ndeshja e parë e “Pleshtit” me fanellën e PSG-së pas triumfit në Kupën e Botës me Argjentinën.


Falë këtij trepikëshi, kryeqytetasit ngjiten në kuotën e 47 pikëve dhe ruajnë kryesimin me gjashtë pikë diferencë nga ndjekësit më të afërt të Lens. Ja të gjitha rezultatet e ndeshjeve të sotme në Ligën 1 franceze.

ndeshjet

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"