VIDEO / Mesi nuk shkëlqen, Ikardi po. Ramos kthehet dhe merr direkt të kuq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 22, 2021 | 23:48

VIDEO / Mesi nuk shkëlqen, Ikardi po. Ramos kthehet dhe merr direkt të kuq

PSG ka mbyllur vitin më një barazim të vuajtur 1-1 ndaj Loro, në një sfidë që pakkush e priste të ishte problematikë për skuadrën e Mauricio Poçetino. Me Mesin që është ende shumë larg atij lojtari që ka admiruar gjithë bota, heroi i mbrëmjes u bë argjentinasi tjetër, Mauro Ikardi.

ikardi

Parisienët dominuan në mbajtjen e topit, por golin e gjetën vendasit me Mankodui, ndërsa u deshën disa ndërhyrje të tjera të Navas që Loro të mos shënonte përsëri. Për t’i vështirësuar punën skuadrës së PSG mendoi edhe Serxhio Ramos, i cili u kthye të luante në kampionat duke u aktivizuar në fillimin e pjesës së dytë. Por dy kartonë të verdhë në minutat 81 dhe 86 bënë që ai të linte ekipin me 10 lojtarë në fund të ndeshjes.

Gjithsesi, në minutën e 91-të, kur gjithçka dukej se po shkonte drejt nëj rezultati historik, ishte Ikardi ai që prishi festën vendase. Ai gjeti rrjetën pas një harkimi të Hakimi, duke i dhënë barazimin skuadrës së tij që gjithsesi mbetet e shkëputur në kreun e renditjes së kampionatit francez me 13 pikë diferencë nga Nica e vendit të dytë.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"