VIDEO/ Mesi injoron keq arbitrin në fund të ndeshjes me Napolin, shikoni çfarë i bën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2020 | 23:41

VIDEO/ Mesi injoron keq arbitrin në fund të ndeshjes me Napolin, shikoni çfarë i bën

Leo Mesi ishte padyshim lojtari më i mirë i Barcelonës në ndeshjen e djeshme ndaj Napolit, të fituar nga katalanasit me rezultatin 3-1.

y

Argjentinasi shënoi dy gola dhe fitoi një penallti, por një gol iu anuluan, pasi arbitri konsideroi një prekje me dorë para se “Pleshti” të shënonte.

Pikërisht për këtë, Mesit duket se nuk i ka dalë inati me arbitrin e ndeshjes, teksa e ka injoruar keq atë në fundin e ndeshjes.

Arbitri i zgjat dorën argjentinasit për ta takuar, por ky i fundit refuzon duke i bërë me gisht ndërkohë që i thotë diçka dhe më pas largohet. Kaq ka mjaftuar që gjesti i Mesit të nisë të bëjë xhiron në internet, kjo edhe për shkak të popullaritetit që ai ka në gjithë botën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"