VIDEO/ Mesi dhe një 16-vjeçar tundin rrjetën, PSG nis shkëputjen në kampionat
PSG ka nisur shkëputjen në kampionatin francez. Skuadra e drejtuar nga Galtier, mposhti me rezultatin 1-3 Montpelierin, teksa tashmë e sheh veten me një diferencë + 5 pikë nga ndjekësit më të afërt të Marsejës.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa të katërt golat u shënuan në pjesën e dytë. Vlen të theksohet fakti se në minutën e 10-të, ylli Kilian Mbape, gaboi dy herë nga pika e bardhë e penalltisë, teksa në të 21-tën, u largua nga fusha i dëmtuar.
Në minutën e 35-të, Mesi provoi të zhbllokonte sfidën, por goli i “Pleshtit” u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje.
Për të gjetur golin e parë të rregullt, duhet të vinte minuta e 55-të, kur Fabian Ruiz të shënonte, ndërkohë që në minutën e 72-të, ishte radha e Mesit për të dyfishuar shifrat.
Vendasit e Montpelierit, provuan të rihapnin sfidën me Nordin në minutën e 89-të, por vetëm kaq, pas në minutën e parë të shtesës, ishte radha e talentit 16-vjeçar të PSG-së, Zaire-Emeri, që pas asistim të Hakimit, gjeti golin e parë me fanellën e PSG-së. Një moment me të vërtet unikal për talentin francez, e ardhmja e të cilit pritet të jetë tepër e ndritur.
REZULTATET E DITËS SË SOTME NË LIGËN 1 FRANCEZE:
RENDITJA:
PANORAMASPORT.AL
