VIDEO/ Mesfushorit të Kombëtares i mjaftojnë 4 minuta, i jep fitoren ekipit francez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2018 | 22:50

VIDEO/ Mesfushorit të Kombëtares i mjaftojnë 4 minuta, i jep fitoren ekipit francez

4 minuta i mjaftuan Qazim Laçit për të realizuar dhe për t’i dhënë fitoren AC Ajaçio në ligën e dytë franceze. Mesfushori i talentuar i kombëtares Shpresa të Shqipërisë i cili rikthehej nga një dëmtim që e mbajti jashtë edhe nga dy sfidat e fundit të skuadrës së Alban Bushit ndaj Sllovakisë, u hodh në fushë në minutën e 70-të dhe në të 74-ën realizoi golin e avantazhit dhe atë që zhbllkoi shifrat në sfidën mes AC Ajaçio dhe Nancy.

qazim laci

Takimi përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të skuadrës së Qazim Laçit. Për mesfushorin shqiptar i cili luan si i huazuar nga Olympiacos te AC Ajaçio, ky ishte goli i 3-të në këtë sezon të ligës së dytë franceze.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"