VIDEO/ Mesfushori shqiptar shkëlqen në Greqi, nxjerr jashtë loje portierin dhe shënon me kokë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2020 | 23:59

VIDEO/ Mesfushori shqiptar shkëlqen në Greqi, nxjerr jashtë loje portierin dhe shënon me kokë

Fatjon Andoni ka qenë protagonist me skuadrën e Atromitos ditën e djeshme, teksa ka shënuar golin e parë të ndeshjes ndaj Smirnis, në sfidën e mbyllur në barazim 2-2.

FATJON ANDONI

Në minutën e 4-t, Andoni pas një krosimi perfekt të marrë nga Tomas, lëviz bukur në zonë dhe gjuan fortë me kokë, duke e ndalur topin në fundin e rrjetës dhe duke e nxjerrë jashtë loje portierin.

Një paraqitje e shkëlqyer e Andonit, e cila nuk mjaftoi për të marrë fitoren Atromitos, por morën 1 pikë që i ngjite në vendin e 6-të me 12 pikë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"