VIDEO/ Mesfushori shqiptar shënon në Greqi, AEL Larisa përmbys dhe fiton

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2019 | 18:21

VIDEO/ Mesfushori shqiptar shënon në Greqi, AEL Larisa përmbys dhe fiton

Mesfushori shqiptar që aktivizohet në Greqi, Fation Andoni, ishte protagonist ditën e sotme për AEL Larisën.

andoni

Ekipi grek po mposhtej në shtëpi me shifrat 0-1 pas pjesës së parë ndaj Volos, në takimin që luante në shtëpi. Por, në minutën e 57-të, Andoni shndërroi në gol një penallti të fituar nga preka me dorë e një nga lojtarëve të Volos brenda zone.

Andoni u tregua i saktë nga 11-metra, ndërkohë që në minutën e 84-t erdhi edhe goli i Daudas për Larisën, që përmbysi kështu shifrat për të fituar në fund takimin.

Në fushë ishte edhe mesfushori i Kombëtares, Ergys Kaçe, dhe luajti si titullar për 90 minuta. Si Andoni, edhe Kaçe, të dy u ndëshkuan me kartonë të verdhë këtë takim.

Me këtë fitore, AEL Larisa shkon në vendin e katërt me 18 pikë, ndërkohë që ky ishte goli i parë i Andonit në këtë kampionat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"