VIDEO/ Mesfushori shqiptar gjen rrugën e rrjetës në Super Ligën greke

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2019 | 18:33

VIDEO/ Mesfushori shqiptar gjen rrugën e rrjetës në Super Ligën greke

Mesfushori shqiptar, Fatjon Andoni, gjeti rrugën e rrjetës në Super Ligën greke me fanellën e AEL Larisa, në humbjen 1-2 ndaj Atromitos. 28-vjeçari ishte titullar së bashku me mesfushorin e Kombëtares, Ergys Kaçe, duke bërë një performancë të mirë, pavarësisht se ekipi i tyre u mposht në shtëpi.

aNDONI

Miqtë shënuan 2 gola të shpejtë në minutat 5 dhe 20, teksa Andoni u përpoq të rihapte sfidën në minutën e 43-të, duke realizuar nga pika e bardhë e penalltisë, por vetëm kaq, pasi triumfues në këtë përballje doli Atromitos.

Ky ishte goli i dytë në kampionat për futbollistin shqiptar, që prej disa sezonesh aktivizohet te skuadra e AEL Larisës.

Në 14 ndeshjet e kampionatit, skuadra ku aktivizohen 2 mesfushorët shqiptarë, ka arritur të grumbullojë 19 pikë, duke u renditur në vendin e 6-të.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"