VIDEO/ Mesfushori shqiptar dhuron spektakël në Hungari, shënon një super gol nga jashtë zone

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2018 | 19:00

VIDEO/ Mesfushori shqiptar dhuron spektakël në Hungari, shënon një super gol nga jashtë zone

Mesfushori shqiptar, Florent Hasani ka dhuruar spektakël në kampionatin hungarez, duke shënuar një super gol në minutën e 38-të, me fanellën e DVTK në sfidën ndaj Debreçenit që u fitua nga vendasit me rezultatin 1-0.

florent-hasani-750x430

Perla e shqiptarit nga jashtë zone ka befasuar portierin mik, duke i dhuruar një fitore të artë skuadrës së tij, që e sheh veten në kuotën e 9 pikëve dhe është duke luftuar për mbijetesë.

Hasani është vetëm 21-vjeç dhe është pjesë e përfaqësueses U21 të Kosovës. Në të kaluarën mesfushori është aktivizuar te Vushtrria dhe Trepça 89’.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"