VIDEO/ Mesfushori shqiptar bën heroin, i dhuron fitoren e katërt në kampionat skuadrës turke

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2022 | 15:42

VIDEO/ Mesfushori shqiptar bën heroin, i dhuron fitoren e katërt në kampionat skuadrës turke

Shqiptari i Kosovës, Bersant Celina, ishte heroi i skuadrës turke të Kasimpasha, në duelin ndaj Gaziantep, të vlefshme për javën e tetë të elitës së futbollit turk.

celina

Mesfushori shënoi golin e vetëm të sfidës në minutën e 57-të, duke i  dhuruar fitoren e katërt në kampionat vendasve të Kasimpashës.

Celina u transferua në merkaton e verës, teksa u shndërrua menjëherë në protagonist te skuadra turke. Me këtë fitore skuadra e Kasimpashës u ngjit në kuotën e 12 pikë, ku ka regjistruar 4 fitore dhe 4 humbje. Ky ishte goli i parë me fanellën e skuadrës së re për Celinën.

GOLI I CELINËS: VIDEO

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"