VIDEO/ Mesfushori largohet nga Evertoni, klubi francez e prezanton në…”Zoom”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2020 | 17:53

VIDEO/ Mesfushori largohet nga Evertoni, klubi francez e prezanton në…”Zoom”

Morgan Shnejderlin është larguar nga skuadra e Evertonit dhe është rikthyer në Francë. Mesfushori nuk preferoi të qëndronte nën urdhrat e Ançelotit dhe vendosi të kthehej në Ligë 1 ku më parë është aktivizuar me Strasburgun.

morganshneiderlin

Francezi arriti majat duke u transferuar nga Southempton tek Mançester Junajtid por nuk ja doli të ishte i suksesshëm, duke kaluar më pas tek Evertoni ku edhe dëmtimet e shumta nuk e lejuan të tregojë potencialin e tij. Largimi dukej se ishte i paevitueshëm me mesfushorin që zgjodhi të kthehej në Francë tek Nisa.

Klubi i Nisës e prezantoi lojtarin në një mënyrë mjaft unike në “Zoom” që është bërë mjaft i përdorur këto kohë pandemie.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"