VIDEO/ Mesazhi i Balotelit: Zlatan këtë herë do mundesh, të gjithë të mbështesim Italinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2017 | 17:33

VIDEO/ Mesazhi i Balotelit: Zlatan këtë herë do mundesh, të gjithë të mbështesim Italinë

Në prag të sfidës jetike që Italia do të luajë në Milano me Suedinë, për të vendosur se cila prej tyre do të shkojë në Botërorin e Rusisë, nuk ka munguar as sulmuesi italian, Mario Baloteli me një mesazh në Instagram për përfaqësuesen e tij. Ndeshja e parë përfundoi me fitoren e suedezëve, me rezultatin 1-0.

baloteli

Ndër të tjera, ai bën thirrje që të gjithë të ishin të bashkuar, dhe të bënin tifo për skuadrën “axurre”, dhe se Italia e meriton të jetë në Kupën e Botës. Në fund, ai ka edhe disa fjalë për Zlatan Ibrahimoviç, ish-kapitenin e Suedisë, ku i thotë se për fat të keq, këtë herë ai do të mundet nga Italia.

 

#forzaazzurri?? ?????? #dairagazzisonoconvoi

A post shared by Mario Balotelli???? (@mb459) on

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"