VIDEO/ Merr kritika nga shokët e skuadrës, shikoni çfarë bën lojtari i Rejnxhërsit pasi shikon kundërshtarin që dëmtohet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2021 | 23:43

VIDEO/ Merr kritika nga shokët e skuadrës, shikoni çfarë bën lojtari i Rejnxhërsit pasi shikon kundërshtarin që dëmtohet

Lojtari i Rejnxhërsit, Alfredo Morelo, ndonëse shënoi për skuadrën e tij në fitoren 5-2 ndaj skuadrës së Antverp në Europa Ligë, mori kritika nga shokët e skuadrës në një moment.

morelosranbgers

Kur ndeshje ishte 1-1, Morelo bën një gjest të shkëlqyer në pjesën e parë. Gjatë një aksioni të rrezikshëm, Morelo ndalon topin dhe aksionin, për shkak se pa një nga futbollistët kundërshtar të dëmtohej.

Pas kësaj, shokët e skuadrës e kritikojnë Morelon, duke i thënë se duhej të vazhdonte aksionin, pasi mund të shënonin gol. Një gjest “Fair Play” ky nga kolumbiani, i cili u përgëzua edhe nga kundërshtarët.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"