VIDEO/ Merr fund makthi i rezultateve negative, Atalanta triumfon me përmbysje ndaj Empolit të Ismajlit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2023 | 22:46

VIDEO/ Merr fund makthi i rezultateve negative, Atalanta triumfon me përmbysje ndaj Empolit të Ismajlit

Ka marrë fund makthi i rezultateve negative për Atalantën. Skuadra zikaltër është rikthyer te suksesi në kampionat pas 4 javësh zhgënjyese. Begamaskët e Gasperinët mposhtën me përmbysje 2-1 Empolin, në sfidën e vlefshme për javën e 27-të të Serisë A.

Frc9EtoWcAElH2b

Miqtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 44-t me anë të mbrojtësit Ebuehi, duke e mbyllur pjesën e parë me epërsinë e një gola. Në minutën e 58-të zikaltërit barazuan shifrat me anë të De Run, ndërkohë që për golin e fitores mendoi Hojlund në minutën e 86-të.

Për sa i përket mesfushorit të Kombëtares, Ardijan Ismajli, ai e nisi këtë përballje nga stoli teksa u aktivizua në minutën e 59-të të sfidës duke zëvendësuar Grasin.

Kjo ishte fitorja e 13-të në kampionat për Atalantën që tashmë e shikon veten 3 pikë larg vendit të katërt që mbahet nga Milani. Sfidën e radhës ekipi i Gasperinit do e luajë në transfertë ndaj Kremonezes.

ATALANTA-EMPOLI 2-1

GOLI I EBUEHI: VIDEO 

GOLI I DE RUN: VIDEO 

GOLI I HOJLUND: VIDEO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"