VIDEO/ Merr fund makthi, Broja rikthen Çelsin te fitorja! Sulmuesi shqiptar shënon dhe lë fushën i dëmtuar
Merr fund makthi i 3 ndeshjeve radhazi pa fitore në kampionat për Çelsin e Mauricio Poçetinos. Blutë e Londrës u rikthye te triumfi, falë edhe ndihmës së Armando Brojës. Ylli shqiptar e nisi titullar duelin e sotëm ndaj Fulhemit, teksa arriti të shndërrohej menjëherë në protagonist duke tundur rrjetën në minutën e 19-të, teksa në minutën e 18-të, Çelsi kishte zhbllokuar shifrat me Mydryk.
22-vjeçari shqiptar ishte një nga më të mirët, në fushë, duke i dhënë ngjyra repartit ofensiv të Çelsit. Ndërkohë për fat të keq, në minutën e 65-të, Broja la fushën i dëmtuar, duke u zëvendësuar nga Stërling. Mbetet për t’u parë se cila është situata e dëmtimit për yllin kuqezi.
Kjo ishte fitorja e dytë në 7 javë për blutë e Poçetinos, që janë ngjitur në vendin e 11-të me 8 pikë. Duelin e radhës Çelsi e luan në transfertë ndaj Bërnlit, ndërkohë që Fulhemi që ka po aq pikë sa Çelsi, do të presë Shefild Junajtidin në shtëpi.
FT FULHAM-ÇELSI 0-2
18′ Mudrik, 20′ Broja
Mbyllet sfida!
64′ Ndërrim i detyruar, Broja largohet nga fusha i dëmtuar, vendin e tij e merr Stërling (VIDEO)
63′ Shtylla i mohon golin e tretë Çelsit me Matsen, ndërkohë topi shkoi te Fernandez, i cili provoi të realizonte nga brenda zonës, por këtë herë u ndal nga portieri (VIDEO)
48’ Harkim në zonë nga e djathta për Brojën, sulmuesi provon me kokë por nuk gjen rrjetën duke çuar topin mbi traversë. (VIDEO)
45’+2’ Broja “vallëzon” mes kundërshtarëve në vijën fundore në të majtën, pasimi i tij në qendër nuk shfrytëzohet nga Gallager. (VIDEO)
37’ Tjetër shpërthim i Brojës në krahun e djathtë, sulmuesi merr fundoren e pason në qendër por asnjë nga shokët nuk është aty për të shtyrë topin në rrjetën e boshatisur. (VIDEO)
20’ Më në fund vjen goli për Armando Brojën! Vendasit humbin topin para zonës dhe pasimi për Brojën devijohet nga Rim. Por sulmuesi shqiptar devijon sferën duke e çuar në rrjetë për të dyfishuar shifrat. (VIDEO)
18’ Vjen goli i parë i Çelsit, pas një topi në zonë për Mudrik i cili kontrollon dhe gjuan duke mposhtur Leno. (VIDEO)
2’ Broja shfaqet menjëherë para portës. shmang portierin por gjuan jashtë nga një pozicion shumë i favorshëm. (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"