VIDEO/ Mendi rrëzohet njëkohësisht me Karvahalin, penalltia e Realit bën xhiron në rrjetet sociale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2020 | 12:35

VIDEO/ Mendi rrëzohet njëkohësisht me Karvahalin, penalltia e Realit bën xhiron në rrjetet sociale

Real Madridi mposhti me rezultatin 1-0 Getafe dy ditë më parë, duke u shkëputur kështu me 4 pikë në krye të renditjes nga Barcelona.

pjimage (1)

Ndeshjen e vendosi goli i shënuar nga Serxhio Ramos nga pika e bardhë e penalltisë. Megjithatë një episod i regjistruar gjatë akordimit të penalltisë, ka bërë xhiron e internetit.

Ndërkohë që Karvahal shkëputet në krahun e djathtë dhe në zonë merr një ndërhyrje të parregullt, pak metra më larg tij, rrëzohet njëkohësisht edhe Mendi.

Një moment ky shumë i veçantë, kur lojtarët rrëzohen njëkohësisht, i cili tashmë ka bërë që video të qarkullojë me shpejtësi në rrjetet sociale, ku nuk mungojnë as talljet dhe shakatë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"