VIDEO/ Memushaj një lider në Itali, harkimi perfekt i vlonjatit bën Peskarën të gëzojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2018 | 21:25

VIDEO/ Memushaj një lider në Itali, harkimi perfekt i vlonjatit bën Peskarën të gëzojë

Ledian Memushaj vazhdon të konfirmohet si një nga lojtarët më të rëndësishëm tek Peskara, teksa ekipi është pretendent për ngjitjen në Seria A këtë sezon. Në ndeshjen e sotme, Peskara pret në shtëpi Leçen, dhe shifrat janë zhbllokuar që në minutën e 3-të në favor të vendasve.

memushaj

Në një top nga e djathta, është pikërisht Memushaj i cili harkon një krosim perfekt për sulmuesin Mankuzo, dhe ky i fundit me kokë zhytet për t’i dhënë avantazhin ekipit të tij. Ky ishte edhe asisti numë gjashtë për mesfushorin vlonjat në këtë sezon, në 11 ndeshje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"