VIDEO/ Memushaj i merr penallti, por Odo e mund me Peruxhan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2019 | 8:56

VIDEO/ Memushaj i merr penallti, por Odo e mund me Peruxhan

Masimo Odo ndërtoi Peskarën një vit më parë, si skuadër të denjë për të tentuar ngjitjen në Serinë A. Pjesë e saj ishte edhe mesfushori vlonjat Ledian Memushaj. 

bandicam 2019-12-02 08-15-20-480

Dy ditë më parë, kapiteni i Peskarës e sfidoi ish-trajnerin, por dje ishte Peruxha e drejtuar nga Odo që fitoi 3-1 ndaj “Delfinëve”.

Megjithatë, Ledian Memushaj ka shtuar një asist në koleksionin e tij, pasi në fund të pjesës së parë fitoi një penallti e cila u shndërrua në gol.

Në fund, skuadra e Odos mori 3 pikë që e ngjisin në vend të pestë, ndërsa Peskara mbetet në vend të tetë.

 

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"