VIDEO/ Mehmetin e shqetëson se është në mes të kampionatit, rivali i “demave” në Europë mundet nga ekipi që kishte 16 humbje radhazi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2022 | 18:23

VIDEO/ Mehmetin e shqetëson se është në mes të kampionatit, rivali i “demave” në Europë mundet nga ekipi që kishte 16 humbje radhazi

Saburtalo Tbilisi është skuadra të cilën Partizani ka peshkuar në shortin për turin e parë të Ligës së Konferencës. Një skuadër e cila në letër duket e kalueshme për të kuqtë duke parë nivelin e kampionatit dhe formën që po kalon.

bandicam 2022-06-16 18-19-55-159

Trajnerin Mehmeti në fakt e shqetësonte fakti se Saburtalo në këtë moment të vitit është në mes të kampionatit dhe në tori në gjendje më të mirë fizike se futbollistët e Partizanit të cilët sapo kanë nisur fazën përgatitore. Por ekipi gjeorgjian nuk është se po shkëlqen në këtë periudhë dhe rezultatet e fundit e tregojnë më së miri me 2 barazime dhe 3 humbej radhazi. E fundit ishte sot, përballë Lokomotiva Tbilisi.

Një disfatë 2-1 në derbi që me siguri do të shtojë optimizmin te Partizani duke pasur parasysh se skuadra fituese, në këtë kampionat kishte regjistruar 16 humbje në po aq ndeshje të luajtura dhe ndaj Saburtalos ia doli që të merrte pikët e para të sezonit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"