VIDEO/ Media e njohur përgjedh futbollistët më të mirë të huaj në Premier Ligë, Shqipëria përfaqësohet nga …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2020 | 20:16

VIDEO/ Media e njohur përgjedh futbollistët më të mirë të huaj në Premier Ligë, Shqipëria përfaqësohet nga …

Premier Liga është një nga kampionatet më të mira në botë, në të cilën aktualisht luajnë lojtarë nga 66 vende të ndryshme të botës, ku sigurisht Shqipëria përfaqësohet nga Armando Broja.

brojaa

Media e njohur “HITC” ka analizuar të gjithë futbollistët e huaj në Premier Ligë dhe ka zgjedhur më të mirin nga secili prej 66 shteteve.

broja

Shqiptari më i mirë është përzgjedhur sulmuesi i talentuar Armando Broja, i cili luan për të rinjtë e Çelsit por që ka pasur fatin të aktivizohet edhe me skuadrën e parë.

Broja

 

Me Frank Lampard në stolin e “Bluve të Londrës”, me shumë gjasa do e shohim përsëri në skuadrën e parë 18 vjeçarin shqiptar, duke qenë se Lampard njihet për pëlqimin ndaj të rinjve të akademisë.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"