VIDEO/ “Me qenë se paska vende bosh po fusim Luizin e Big Brotherit”, Lala nuk i kursen batutat në mbrëmjen gala të ndarjes së çmimeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2023 | 20:49

VIDEO/ “Me qenë se paska vende bosh po fusim Luizin e Big Brotherit”, Lala nuk i kursen batutat në mbrëmjen gala të ndarjes së çmimeve

Ish-kapiteni i Kombëtares, Altin Lala, shquhet për tipin e tij karizmatik dhe batutat e shumta, nuk mungoi një e tillë edhe në mbrëmjen gala të ndarjeve të çmimeve për më të mirët e vitit 2022 në Superiore.

LALA

Teksa Lala zbuloi 11 lojtarët që formuan formacionin më të mirë të vitit, 4 prej tyre nuk ishin prezent, për shkak të angazhimeve me klubet e tyre. Bëhet fjalë për Xhixhën, Skukën, Seferin dhe Bitrin, që janë transferuar në Europë.

“Me qenë se paska vende bosh, po fusim Luizin e Big Brotherit, apo nuk bën? Epo mirë”, ishte batuta e Lalës.

PANORAMASPORT.AL

Formacioni më i mirë/ Nga Bekaj te Skuka, ish-kapiteni Lala zbulon “yjet” e vitit 2022

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"