VIDEO/ Me portën e boshatisur, sulmuesi nuk u beson syve për rastin e humbur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 27, 2021 | 11:43

VIDEO/ Me portën e boshatisur, sulmuesi nuk u beson syve për rastin e humbur

Në ndeshjen e kampionatit argjentinas midis Argentinos Zhunior dhe Njulls Olld Bojs, e cila përfundoi me rezultatin 1-0 për skuadrën vendase, sulmuesi i Argentinos, Nikolas Reniero ka humbur rastin më ë pabesueshëm të vitit.

bandicam 2021-07-27 11-00-27-145

Sulmuesi i Argentinos Junior ka përfituar nga një gabim trashanik i mbrojtjes mike ku mbrojtësi tentoi të kthente topin tek portieri, por Reniero e rrëmbeu atë top duke dribluar dhe portierin dhe pasi e rregulloi mirë topin goditi lart traversës.

E pabesueshme për një sulmues sesi mund të humbasë atë rast me portën e boshatisur.

Kjo ishte java e dytë e kampionatit argjentinas, ku Argentinos Zhunior renditen në vendin e 5 me 4 pikë ndërsa Njulls Olld Bojs në vendin e 10 me 3 pikë.

Rasti i pabesueshëm i humbur me portën bosh nga sulmuesi argjentinas on Vidnews.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"