VIDEO / Më në fund vjen goli i parë, Sadiku thyen mallkimin me Las Palmas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2021 | 17:17

VIDEO / Më në fund vjen goli i parë, Sadiku thyen mallkimin me Las Palmas

Armando Sadiku më në fund ka kthyer mallkimin e golit me skuadrën e Las Palmas. Sulmuesit iu deshën 11 ndeshje për t’i dhënë fund thatësisë para portës kundërshtare për skuadrën e cila militon në La Liga 2,.

sadiku

Në fakt, goli i parë nuk ka ardhur në La Liga 2, por në Kupën e Mbretit në Spanjë, ku Las Palamas luan me Velez. Sadiku ishte titullar në këtë sfidë dhe la shenjën e tij në këtë takim me një gol në minutën e 44-t të sfidës.

Sulmuesi shfrytëzoi një pasim nga e djathta për të çuar topin në rrjetë për barazimin e përkohshëm 2-2 të skuadrës së tij në këtë ndeshje.

Deri tani, ai kishte luajtur 10 ndeshje në La Liga 2 me Las Palmas por nuk ia kishte dalë të shënonte, ndërsa duhet theksuar se në pjesën më të madhe të këtyre takimeve ka qenë zëvendësues.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"