VIDEO / Më në fund theu mallkimin në Kroaci, ish-sulmuesi i Kukësit hyn si zëvendësues dhe shënon dy gola

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2021 | 21:14

VIDEO / Më në fund theu mallkimin në Kroaci, ish-sulmuesi i Kukësit hyn si zëvendësues dhe shënon dy gola

Mirlind Daku më në fund mund të thotë fjalën e tij në Kroaci. Sulmuesi i Kosovës, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e ekipit të Kukësit, sot ka lënë shenjë në takimin mes Osijekut dhe Goricës.

bandicam 2021-09-19 20-47-23-393

Osijek e ka dhënë vazhdimisht në huazim sulmuesin në dy edicionet e fundit dhe ai ka treguar se mund të shënojë rregullisht. Ndaj klubi vendosi që këtë sezon ta mbante në radhët e tij dhe po i jep minuta. Daku sot tregoi se pse klubi duhet t’i besojë atij, duke u treguar vendimtar për skuadrën e tij.

I aktivizuar në minutën e 64-t, në të 75-tën Daku barazoi rezultatin në 1-1 dhe pasi Gorica kaloi përsëri në avantazh, kur regjistrohej minuta e 84-t e ndeshjes, ai çoi shifrat në 2-2. Këto ishin dy golat e tij të parë me skuadrën e Osijek në kampionat, një sinjal i parë i qartë i aftësive të sulmuesit të përfaqësues së Kosovës.

Këto ishin gola që i dhanë më shumë eufori skuadrës së Osijek, e cila më pas gjeti në shtesë edhe golin e 3-2 me anë të Lonçar, duke marrë pikë shumë të rëndësishme për renditjen në kampionat ku shpresojnë të jenë protagonistë në luftën për titull.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"