VIDEO/ “Me ndihmën e Zotit do marrim pikë”, zbulohet fjalimi i Ribajt para ndeshjes me Teutën që “shkundi” ekipin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 10, 2020 | 10:13

VIDEO/ “Me ndihmën e Zotit do marrim pikë”, zbulohet fjalimi i Ribajt para ndeshjes me Teutën që “shkundi” ekipin

Fjalimet motivuese kthehen në traditë te Flamurtari. Në një video të publikuar nga dhomat e zhveshjes në “Niko Dovana”, është Andi Ribaj ai që mundohet të mobilizojë ekipin, ndonëse vetë nuk luante prej kartonëve.FLAMURTARI

“Çuna, vlerësojeni maksimalisht ndeshjen. Është ambient shumë i mirë për të luajtur. Mundësitë i kemi. Shprehuni në fushë.

Me ndihmën e Zotit të marrim pikë edhe këtu. Kushdo që të dalë aty, të pasojë e të godasë, si ta ketë mundësinë. Dhe me fitore inshAllah”, thotë kapiteni i kuqezinjve, ndërsa dëgjohet edhe një lojtar teksa thotë: “Të ndihmojmë njëri -tjetrin”.


View this post on Instagram

A post shared by Flamurtari FC (@flamurtari_f_c) on

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"