VIDEO/ Me lojtarë amatorë në fushë, Sllovakia mposht pastër Danimarkën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2018 | 10:00

VIDEO/ Me lojtarë amatorë në fushë, Sllovakia mposht pastër Danimarkën

Sllovakia mposhti pastër ditën e djeshme në miqësore, ekipin e Danimarkës, me rezultatin 3-0. Danezët, që prej problemit me lojtarët kryesorë, për çështjen e të drejtave të imazhit, nuk kishin më të mirët në grumbullim, u përfaqësuan me lojtarë amatorë, të kategorisë së tretë e të katërt, apo edhe nga futbolli i sallës.

download

Nemec dhe Rusnak ishin autorët e golave për Sllovakinë, të cilët u shërbyen saktë nga Juraj Kucka, ndërkohë që i treti erdhi si pasojë e një autogoli të çuditshëm nga Fougt, 11 minuta para përfundimit të sfidës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"