Videoja me Lilën / Reagon imami Kalaja: Keqardhje dhe ndjesë nëse u fye ndokush

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Mars 23, 2017 | 20:56

Videoja me Lilën / Reagon imami Kalaja: Keqardhje dhe ndjesë nëse u fye ndokush

Videoja e publikuar nga hoteli i Kombëtares shqiptare të futbollit është kthyer në temë ditë sot pasi ka krijuar mjaft polemika fakti që në ambiente të tilla bëheshin diskutime fetare apo ironia e përdorur nga Andi Lila ndaj një përfaqësuesi të klerit ortodoks. Autori i videos, imami Ahmed kalaja, nëpërmjet një postimi në Facebook ka kërkuar ndjesë për situatën e krijuar.

kalaja

Sqarim për mediat.

Duke marrë shkas nga publikimi i bisedës të bërë mes meje dhe dy miqve të mi lojtarë të Kombëtares Shqiptare të Futbollit, e cila u publikua nga të gjitha mediat e vendit, më lejoni të shpreh keqardhjen time për keqkuptimin e qëllimit të asaj bisede.

Si një përfaqësues i besimit islam, si prijës fetar dhe si atdhedashës, nuk do ia lejoja kurrë vetes që mendimet dhe bindjet e mia për klerikë apo pjesëtare të komuniteteve te tjera fetare, të jenë në kundërshtim me mësimet e Islamit, i cili na mëson respekt dhe tolerance me pjesëtarë të besimeve të tjera qiellore, aq më tepër të cenohet toleranca ndërfetare e jona si vlerë kombëtare.

Dua të shpreh gjithashtu keqardhjen time për mënyrën se si u kuptua biseda jonë e cila anonte më shumë në rrafshin e humorit, pa ndonjë të keqe, duke qenë se shakatë u bënë edhe për përfaqësues të besimit islam.

Gjej rastin, si një njeri i besimit, të shpreh keqardhjen time nëse fjalët e mia apo të miqve të mi kanë cenuar sadopak kolegët edhe miqtë e mi të krishterë, duke i shprehur në të njëjtën kohë ndjesën time si dhe garancinë; Se respekti dhe toleranca ime për ta, ngelet e palëkundur.






www.minuta90.com